Një aksident në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura, dy në lëvizje dhe e parkuar ka ndodhur në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Këtë e ka bërë të ditur për FaktePlus Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës. Sipas tij, dyshohet që arsye e aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Me datën 10/11/2019 rreth orës 01:10 ne rrugën Zahir Pajaziti – Podujevë afer Interex-it, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lendime ku janë te përfshira tri automjete, dy në levizje dhe nje automjet i parkuar. Auto.1.VË Gollf ngjyrë e bardhe me targa vendore, dhe. Auto.2.Audi 80 ngjyrë e kaltert me targa -KS-, si dhe Auto.3.(e Parkuar) Dacia Sandero ngjyrë e bardhe me targa vendore. Shkaku i aksidentit dyshohet te jet mos pershtatja e shpejtsisë. Lidhur me rastin eshte njoftuar edhe prokurori, per procedura dhe vendime te metejme sipas ligjit”, ka thënë ai për FaktePlus.
Tutje ai ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 aksidente me fatalitet, 27 me të lënduar, 28 me dëme materiale dhe janë shqiptuar 1260 tiketa.
Po ashtu ka njoftuar për masat e ndërmarra nga PK-ja në funksion të parandalimit të aksidenteve.
“Policia e Kosovës, në vazhdimsi ka ndermarr masa aktive ne funksion te nje sigurie me te madhe neper rruget tona, me gjithë aktivitetet per parandalim te aksidenteve nga Policia, fushatave mediale, planeve operacionale dhe masave ligjore ndaj kundervajtsëve, humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku mbetet shqetsim i madh për të gjithë ne, prandaj për të ndikuar në reduktimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e jetëve njerzore kerkohet përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, perfshire institucionet dhe pjesmarrësit ne trafik, në veqanti kerkohet kujdes i shtuar nga vet drejtuesit e automjeteve”.
“Respektimi i ligjit të trafikut, ku perfshihen kufizimi i shpejtësisë, pershtatja e drejtimit te automjetit me kushtet ne rrugë, mos perdorimi i alkoolit gjate vizitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e perdorimit te telefonave gjatë vozitjes duhet marr parasyshë për parandalim te aksidenteve. Policia po vazhdon dhe do të vazhdoj ndermarrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jet zero tolerant ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesmarrsve tjerë, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve fatale”, ka thënë ai./FaktePlus