Një femër nga fshati Polluzhë i Skenderajt, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në një aksident trafiku, të ndodhur ditë më parë. Ajo ka ndërruar jetë në QKUK.
Ajo ishte e shtrirë në QKUK që nga data 03 nëntor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Po në QKUK ka vdekur edhe një person i cili ishte i përfshirë në një aksident të ndodhur më 3 nëntor në fshatin Llapnasellë të Graqanicës. Me vendim të prokurorit trupoi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./KosovaPress/