Aktuale

Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti zinxhiror, i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek udhëkryqi në drejtim të Gjakovës, në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Sipas tij, tre personat e lënduar janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa një djalë i moshës më të re është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në udhëkryqin që qon në drejtim të Gjakovës, ku në aksident ishin të përfshira tri automjete. Nga ky aksident kanë marr lëndime trupore katër persona, të gjitha janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Ibraj për telegrafin. /Fakteplus

the authorBurbuqe Metolli