Aktuale

Aksident me traktor, lëndohen tre persona

Policia raporton se në fshatin Bushincë, të Novobërdës një person i përkatësisë serbe derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se nga pakujdesia ka dalë nga rruga dhe për pasojë lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerë.

Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor në spitalin Rajonal në Gjilan, ndërsa njëri nga pasagjerët është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./KosovaPress/