Aktuale

Aksident tragjik, humbin jetën 2 persona

Një aksident komunikacioni me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Hoxharë, kur një veturë ka rënë në kolektorin e Roskovecit dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Në veturë gjendej edhe një person tjetër, i cili ka marrë lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në qendrën spitalore.

Policia shqiptare njoftoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit tragjik./KosovaPress/