Të mërkurën rreth orës 18:34 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave në veri të Mitrovicës ku si pasojë ka humbur jetën një serb.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit mashkull K/Serb, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./FaktePlus