Të dielën në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Vushtrri, ku dy automjete janë aksidentuar dhe si pasojë e kësaj njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime trupore.
I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se drejtuesi i automjetit tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes. /GazetaExpress