Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e Vushtrisë.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë të lënduar.Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e Vushtrisë.Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka treguar Zahiti.Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente me katër të lënduar në Pejë.