Aktuale

Aksident trafiku në “Veternik” të Prishtinës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it se fatmirësisht, nga ky aksident përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “passat”./KosovaPress/