Aktuale

Aksident trafiku në Ulpianë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, në lagjen Ulpiana. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe Ambulanca, shkruan Gazeta Express

Në disa fotografi të siguruara nga Gazeta Express, shihet se një person ka mbetur i shtrirë në tokë si pasojë e këtij aksidenti, derisa ekipi i ambulancës është duke i ofruar ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ndërkaq në vendin e ngjarjes shihet të ketë dalë edhe policia e cila po merret me rastin.

the authorBurbuqe Metolli