Aktuale

Aksident trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Parku i Qytetit në Prishtinë, ndërmjet një veture dhe një motoçiklete, me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 9:00, derisa dy të lënduarit ndodheshin në motoçikletë.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë dhe të përfshira janë një automjet e një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që ndodheshin në motoçikletë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Zyrtarja e policisë tha se me këtë rast po merret ende njësia e trafikut, e cila po shikon në hollësi detajet për të parë se si erdhi deri te aksidenti.