Një aksident trafiku ndërmjet dy veturave ka ndodhur në dalje të qytetit të Pejës, me ç’rast janë lënduar disa persona.
Aksidenti ka ndodhur gjysmë ore më parë në dalje të Pejës, derisa nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarve, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor me dy autoambulanca.
Nga fotot shihet se përplasja mes dy veturave ka qenë mjaft e fortë dhe njëra prej tyre ka dalë krejtësisht nga rruga./FaktePlus