Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë Podujevë.
Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra e tipit ‘Kombi’ dhe tjetra e atij ‘Passat’.
Qytetarët kanë dërguar pamje në redaksi ku shihet se aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme mateeriale.
Besohet që nga ky aksident të ketë edhe persona të lënduar, sipas dëshmitarëve drejtuesi i njërës veturë ka pësuar lëndime. Megjithatë, ende nuk dihet se sa serioze janë lëndimet.
Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./IndeksOnline/
Më poshtë pamjet: