Një person është lënduar sot nga aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Maxhunaj, ku ishin të përfshira dy vetura.
Këtë e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.
“Aksidenti ka ndodhë rreth orës 07 :00 sot, të përfshira dy vetura civile, një person i lënduar, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparësisë se kalimit, në një udhëkryq rruge me magjistrale në fshatin Maxhunaj”, ka thënë Zahiti./FaktePlus