Aktuale

Aksident trafiku në magjistrale afër Lipjanit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në fshatin Konjuh të Lipjanit

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në fotot e dërguara nga qytetarët shihet se njëra nga veturat ka dalë nga rruga.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe po hetojnë rrethanat të cilat mund të kenë çuar deri te ky aksident.

Kujtojmë se policia vazhdimisht po bën apel nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik, për të parandaluar kështu aksidentet.

the authorBurbuqe Metolli