Pesë persona janë lënduar në një vetaksident trafiku që ka ndodhur sot në orët e pasditës në Graçanicë.
Lajmin për Agjencinë e FaktevePlus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Rreth orës 13:00 në rrugën Graçanicë-Shushicë, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./FaktePlus/