Aktuale

Aksident trafiku në Gjakovë, një i vdekur

Ka ndërruar jetë viktima mashkull si pasojë e një aksident trafiku, gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se shoferi i autobusit, në lëvizje ka goditur një biçikletë, ngasësi i së cilës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Mjeku kujdestar i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Prezent ka qenë edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./KosovaPress/