Aktuale

Aksident i tmerrshëm, vetura rrokulliset si pasojë e shpejtësisë së madhe

Dy ditë pasi Istogu u trondit nga një aksident që për pasojë kishte tri viktima femra, një aksident i ngjashëm ka ndodhur sot.

Për fat të mirë aksidenti që ndodhi në Dubravë nuk kishte viktima.

Një Golf 5 është rrokullisur në rrugën që dërgon në Istog nga fshati Dubravë.

Mospërshtatja e shpejtësisë dyshohet të jetë arsye që ka shkaktuar rrokullisjen e veturës./Indeksonline/