Para disa minutave ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë të Klinës, njofton një lexues i Gazetës Express. Njëra nga veturat e aksidentuara ka dalur jashtë rrugës kryesore, ndërsa ende nuk dihet se a ka të lënduar.
Ky aksident ka shkaktuar kolonë të gjatë.
Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion si dhe respektimin e rregullave në trafik.