Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, tek Liqeni i Badovcit.
Dy vetura janë përplasur mes veti ndërkohë ende nuk ka informacione për lëndime apo viktima.
Siç shihet në fotot e dërguara nga lexues të Indeksonline dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendin e aksidentit është paraqitur policia rrugore e cila është duke u marrë me rastin.
Ndërkohë kolona e veturave është bërë e gjatë deri në largimin e veturave nga vendi i aksidentit./Indeksonline/