Aktuale

Aksident i rëndë: Vdes një person (Foto)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Ne rrugën drejt Rinasit makina tip Opel me targe AA 825 PY ka aksidentuar një person që lëvizte me biçiklete.

Sipas informacioneve nga vendngjarja mësohet se si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi qe drejtonte biçikleten. Viktima është rreth 60-vjeç dhe policia po punon për identifikimin e tij.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit ndërkohë në vendngjarje është ngitur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.