Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në Prizren.
Sipas informacioneve të para nga dëshmitarë okular, në këtë aksident përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë pamjet ku shihet se një veturë është rrotulluar.
Ndërkohë “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të kontaktojë me Hazir Berishën, zëdhënës të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, lidhur me këtë rast por i njëjti ka qenë i paqasshëm në çdo tentim. /Gazeta Blic/