Aktuale

Aksident i rëndë, përfshihet vetura e policisë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pejës.

Aty është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Sipas pamjeve që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihet që vetura e policisë është goditur me një veturë civile.

Ngjarja ka ndodhur në orën 23:30, kurse nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/