Aktuale

Aksident i rëndë në Veternik, shihen persona të shtrirë në rrugë

Rreth orës 2 pas mesnatë një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Prishtinës, përkatësisht tek rrethi në Veternik.

Përmes fotove të sigurara, shihen persona të lënduar të shtrirë në rrugë.

Ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka mbetur i vdekur ndonjë person, ndërkaq arsyeja e aksidentit besohet të jetë mungesa e dritave në qytet.