Aktuale

Aksident i rëndë në Skenderaj, 7 persona të lënduar!

Katër gra dhe dy burra, kanë mbetur të lënduar si pasojë e njëvetëaksidenti në fshatin Qubrel në Skenderaj.

Sipas raportit të policisë dje rreth orës 14:30, vozitësi nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar vozitësi dhe gjashtë pasagjerët.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.