Aktuale

Aksident i rëndë në Prishtinë, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, ku raportohet edhe për të lënduar.

Dy vetura, njëra e tipit “Golf” dhe tjetra “Smart” kanë qenë pjesë e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave, kurse njësia policore është në vendin e ngjarjes.