Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh tek rreth rrotullimi që ndodhet te Komuna e re e Prishtinës.
Në aksident janë përfshi një veturë dhe një kamion. Nga fotot e realizuara nga KosovaPress, shihet se vetura është dëmtuar shumë.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, për të mësuar më shumë rreth aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident./KosovaPress/