Në aksidentin e djeshëm i cili ndodhi në rrugën Malishevë-Mirushë, një veturë kishte rrëshqitur në ujerat e liqenit artificial Mirusha.
E tëra kishte kaluar pa pasoja në jetë njerëzish duke ju falënderuar ndihmës së shpejtë që disa qytetarë i kishin dhënë të aksidentuarit, duke e nxjerrë nga makina atë.
Video ekskluzive nga ngjarja e djeshme ku shihet se si kishte rrjedhur ngjarja.
Sipas dëshmitarëve okular dhe sipas videos së siguruar makina e ambulancës e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe e cila i përkiste një komune tjetër fillimisht kishte refuzuar që ta transportonte të aksidentuarin, por pas reagimit të qytetarëve vozitësi i saj, e ka transportuar të aksidentuarin.