Aktuale

Aksident i rëndë në magjistralen Prizren-Prishtinë: Rrotullohet kamioni (FOTO)

Fatkeqësitë në komunikacion, dita-ditës po shënojnë rritje. Nuk po janë të rralla rastet kur edhe po përfundojnë me fatalitet.
Gjatë ditës së shtunë, një aksident ka ndodhur në autostradën Prizren-Prishtinë, me ç’rast një kamion është rrotulluar tërësisht.

Fotografitë e dërguara nga lexuesit e Indeksonline, tregojnë më së miri pamjet e aksidentit.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet për të lënduar.