Aktuale

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtina-Ferizaj, raportohet për viktima (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër fshatit Lugaxhi.

Koha.net ka marrë informacione nga disa dëshmitarë të rastit, të cilët kanë dërguar edhe fotografi, të cilët thonë se aksidenti është shumë i rëndë dhe se dyshohet se viktimat janë më shumë se një.

Sipas një dëshmitari tjetër viktimat, nga informacionet e para, dyshohet të jenë një familje.