Aktuale

Aksident i rëndë në Gjilan, humb jetën një qytetar

Në fshati Smirë të Gjilanit dje(05.09.2016) rreth orës 02:00 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku ka humbur jetën një qytetar.

 

“Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.