(E përplotësuar) Në aksidentin që ka ndodhur në Drenas, jetën e ka humbur një burrë 33 vjeçar.
Këtë për Klan Kosova në vendin e ngjarjes e kanë thënë dëshmitarët.
Deri te aksidenti sipas tyre ka ardhur pasi që njëra prej veturave e ka humbur kontrollin.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qytetin e Drenasit rreth orës 08:20 të mëngjesit të sotëm.
Saktësisht ky aksident ka ndodhur te Parku i Biznesit në këtë komunë, njofton Klan Kosova.
Nga përshkrimi i një lexuesi të klankosova.tv, bëhet fjalë për aksident me fatalitet.
Këto janë fotografitë e dërguara në redaksi nga vendi i ngjarjes së aksidentit.