Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën.
News 24 raporton se personat që udhëtonin në makina kanë mbetur të plagosur, por më rëndë gjendja paraqitet për një fëmijë i cili ka mbetur i bllokuar brenda automjetit.
Për ta nxjerrë nga makina, janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nga policia gjendja shëndetësore e të lënduarve.
Tags:Aksident