Një aksident i rëndë trafiku, me pasoja fatale, ka ndodhur mbrëm në autostradën Tetovë-Gostivar, ku një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa 6 të tjerë janë plagosur rëndë, në mesin e të plagosurve janë edhe dy fëmijë të mitur.
Në këtë aksident të rendë trafiku janë përfshirë dy makina dhe një person i tretë, rreth të shtatëdhjetave, i cili zbriti nga një veturë tjetër për të ndihmuar të plagosurit, por u gjet edhe ai viktimë i këtij aksidenti pasi është goditur nga një makinë që vinte me shpejtësi dhe për pasojë ka marrë dëmtime të rënda frakturore dhe gjakderdhje të brendshme.Të gjithë të plagosurit janë dërguar menjëherë në Klinikën Spitalore Tetovë, por për shkak të gjendjes serioze në të cilën ndodhen të lënduarit janë dërguar për një trajtim më të specializuar në Qendren Spitalore Shkup.
Autostrada Tetovë-Gostivar është bllokuar tërësisht në drejtim të Gostivarit deri në momentin që mbërritur policia duke kryer ekspertizën e parë dhe më pas qarkullimi ka filluar vetëm me një korsi. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkohë që policia po kryen hetimet në vendëngjarje.Siç mësohet nga informacionet e para, gjashtë të aksidentuarit janë nga fshati Urvic i komunës së Bogovinës, ndërsa i moshuari që kishte dalë për të ndihmuar të lënduari është nga fshati Kamjan, po ashtu i komunës së Bogovinës./Alsat-M/