Rajon & Botë

Aksident i rëndë në Argjentinë, vdesin 15 persona

Së paku 15 persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur në Argjentinë, transmeton gazetametro.net.

Krejt kjo ka ndodhur kur autobusi në të cilën ndodheshin studentë, mësimdhënësit e tyre dhe prindër u rrokullis, njoftuan sot zyrtarët argjentinas.

Zyrtari i provincës në Mendoza ku ka ndodhur aksidenti, Claudia Nahul tha se në mesin e të vrarëve janë 9 adoleshentë dhe shoferi, kurse në mesin e 21 të plagosurve janë 4 të mitur.