Aktuale

Aksident i rëndë, humb jetën 22-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Hani Hotit.

Florjan Colaj 22-vjeç nga qyteti i Koplikut ka humbur jetën dhe shkak për këtë dyshohet të ketë qënë shpejtësia e madhe me të cilën Colaj po drejtonte automjetin e tij tip opel corsa.

Policia ndodhet vebndngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethaneve të këtij aksidenti të rëndë.