Aktuale

Aksident në Zhabër, vetura godet çiklistin

Një person ka marrë lëndime në fshatin Zhabar të Mitrovicës. Një veturë ka goditur një biçikletë që drejtohej nga një mashkull.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur për shkak se vozitësi i VW Passat nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes ka goditur çiklistin, me ç’rast ai ka pësuar lëndime të rënda trupre dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.