Aktuale

Aksident në Vushtrri, lëndohen pesë persona

Të mërkuren në rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe dy femra.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”- thuhet tutje në raportin ditor të policisë./Gazeta Express