Një aksident trafiku në Veternik ka ndodhur para pak çasteve, e cila ka shkaktuar kolonë kilometrike.
Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci ka konfirmuar për Koha.net se nuk ka pasur të lënduar në këtë rast, por vetëm dëme materiale.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura, por nuk ka pasur të lënduar. Aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë”, ka thënë Borovci.