Aktuale

Aksident në “Vetërnik”, shkaktari i aksidentit ikën nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave në ‘Vetërnik’ të kryeqytetit.

Sipas dëshmitarëve, vetura e cila kishte shkaktuar aksident është larguar nga vendi i ngjarjes. Ata kanë thënë për KosovaPress se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./KosovaPress/