Aktuale

Aksident në Tiranë, makina përplas një fëmijë

Mëngjesin e sotëm një automjet ka përplasur një prej fëmijëve që shet rrugëve të Tiranës.

Aksidenti ka ndodhur tek rruga e Durrësit, në afërsi të kafe “Flora” në kryeqytet.

Fëmija është dërguar drejt spitalit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është kritike.

11-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa tashmë ndodhet tek Spitali i Traumës

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.