Një person është arrestuar në Shtime pasi duke lëvizur me veturë e ka goditur një biçiklist, i cili edhe ka humbur jetën.
Ky aksident fatal thuhet se ka ndodhur dje pasdite dhe njësitet policore menjëhere e kanë arrestuar shoferin e veturës.
“Është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull K-Shqiptar. Nga lëndimet e rënda biçiklisti është dërguar pa shenja jete në QKUK”, njofton policia.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje perej 48 orësh./FaktePlus