Aktuale

Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak kohësh në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët e parë në dalje të Prishtinës, ndërsa KosovaPress nuk ka mundur të marrë informacione nëse ka pasur të lënduar.

Në aksident janë ndeshur dy vetura, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, raporton KosovaPress.