Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Rahovec, të vdekur kanë mbetur tre persona, ndërsa po aq kanë mbetur të lënduar.
Në njoftim të Policisë thuhet se njëri prej të lënduarve është dërguar për tretman mjekësorë në spitalin e Gjakovës, kurse dy të tjerët pas tretmanit mjekësor lirohen.
“I dyshuari mashkull shqiptar është hospitalizuar dhe është në mbikëqyrje të Policisë, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë dërgohen në mjekësinë ligjore për autopsi”, thuhet në raport./KP