Aktuale

Aksident në qendër të Prishtinës (FOTO)

Një aksident ka ndodhur para pak minutash afër Kuvendit të Kosovës. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes dhe sipas fotografive që posedon KosovaPress vetura e markës ‘Mercedes’ që mban mbishkrimin “TAXI” ka goditur njërën nga shtyllat e ndriçimit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” përballë ndërtesës së Kuvendit, ku gjendet edhe një parking i veturave.Policia ka dal në vendin e ngjarjes./KosovaPress/