Aktuale

Aksident në Prizren, lëndohen dy persona

Të martën në orën 17:45, rruga “Wiliam Woker” në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës mashkull ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Po ashtu lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe pasagjerja në veturë”- thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit është arrestuar vozitësi i veturës dhe është dërguar në mbajtje./Express