Aktuale

Aksident në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash te semaforët afër Mensës së Studentëve në Prishtinë

Aksidenti ndodhi gjatë rrebeshit të shiut, por një polic që ishte i pranishëm në vend të ngjarjes tha për KALLXO.com se aksidenti nuk u shkaktua për shkak të rënies së shiut.

Në aksident u përfshinë dy vetura, por ai fatmirësisht kaloi vetëm me dëme materiale e pa të lënduar.