Aktuale

Aksident në Nadakoc, bllokohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë

Në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe një traktor i ngarkuar me dru.

KosovaPress mëson se në këtë aksident është lënduar  ngasësi i traktorit dhe i njëjti është bartur për në spitalin e Mitrovicës me autoambulancë.

Aksidenti ka bërë që të krijohet një kolonë prej katër kilometrash dhe të bllokohet komplet magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.

Rruga vazhdon  të jetë e bllokuar gati për më shumë se një orë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet./KosovaPress/