Aktuale

Aksident në Mitrovicë, pesë të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në Mitrovicë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona, raporton Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Në aksident ishin të perfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./Gazeta Express