Aktuale

Aksident në Mitrovicë, pesë persona përfundojnë në spital

Persë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në Rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë raporton Gazeta Express.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor ne fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, Të përfshira tri vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Vushtrri”, ka bërë të ditur për Gazetën Express, Avni Zahiti, Zëdhënës i Policisë në Mitrovicë.

Tutje, është bërë e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë mosmbajtja e distancës .

the authorBurbuqe Metolli